Ndërlidhjet

VJENË


Drejtorët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore sot i përfundojnë diskutimet mbi raportin më të ri për programin bërthamor të Iranit. Raporti i kreut të agjencisë, Mohamed ElBaradei thotë se Irani i ka qartësuar pyetjet për veprimtaritë bërthamore më herët, por vazhdon ta pasurojë uraniumin, përkundër thirrjes së KB për pezullimin e këtij procesi.
Britania, Franca dhe Gjermania i janë bashkangjitur Shteteve të Bashkuara në kërkesën për sanksione më të ashpra kundër Iranit, duke thënë se Teherani nuk ka bërë sa duhet.
I dërguari iranian, Ali Asghar Soltaniech tha se raporti tregon se Irani ishte i sinqertë, dhe u shpreh kundër sanksioneve të mëtejme.
XS
SM
MD
LG