Ndërlidhjet

KAIRO


Ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe biseduan sot në Kairo për të farkuar një qëndrim të përbashkët në prag të konferencës paqësore që javën e ardhshme do të mbahet në Annapolis. Pjesëmarrësit i dërguan një letër Shteteve të Bashkuara, në të cilën kërkojnë që të diskutohet edhe çështja e Rrafshnaltës së Golanit.
Kreu i Ligës Arabe, Amr Musa tha se në konferencë do të marrë pjesë edhe Arabia Saudite, e cila nuk ka marrëdhënie me Izraelin.
Uashingtoi ka ftuar rreth 40 vende në bisedimet, në të cilat shpreson se do të nisin negociatat për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.
XS
SM
MD
LG