Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë është duke u përgatitur për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nëse në bisedimet për statusin nuk arrihet një kompromis.
"Si qeveri e përgjegjshme, meqë ka indicje se një numër vendesh mund ta njohin pavarësinë e Kosovës, ne duhet të jemi të gatshëm për skenarin më të errët", ka thënë zëvendës kryeministri, Bozhidar Djeliç.
Duke mos dhënë detaje tjera, Djeliç tha se çdo ministri në qeveri është ngarkuar që të hartojë një plan, i cili do të vihej në jetë nëqoftëse Kosova njëanshëm do të shpallte pavarësinë nga Serbia.
XS
SM
MD
LG