Ndërlidhjet

VJENË


"Shpejt pas 10 dhjetorit Kosova do të jetë e pavarur", ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaci për të përditshmen austriake Kurier.
Por Thaci, i cili duket të jetë kandidati për kryeministër pas fitores së partisë që drejton në zgjedhjet e 17 nëntorit, ka shtuar se Prishtina "nuk do bëjë asgjë pa miratimin" e Shteteve të Bashkuara dhe mbështetësve evropianë.
Duke folur për programin qeverisës së partisë së tij Thaci nënvizoi se "programi i qeverisë, ekonomia dhe zhvillimi duhet të jenë në të mirë të gjithë kosovarëve, jo vetëm të shqiptarëve. Kosova duhet të jetë vend i gjithë qytetarëve të saj".
XS
SM
MD
LG