Ndërlidhjet

logo-print

BEJRUT


Presidenti libanez, Emil Lahud ka përfunduar mandatin e tij 9 vjecar, derisa vendi nuk ka president. Parlamenti i Libanit edhe pas pesë raundesh votimi nuk ka mundur të zgjedhë presidentin e ri.
"Duhet të zgjidhet një president sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi kjo qeveri është e paligjshme, jo kushtetuese dhe jo konsensuale. Edhe nëse Shtetet e Bashkuara dhe gjithë bota e pranojnë këtë qeveri ata prapë e dinë se është e paligjshme", tha presidenti i sapo larguar Lahud. Lahud njihet si mbështetës i rrymës pro siriane në politikën libaneze.
Opozita pro siriane u largua nga parlamenti pas dështimit të bisedimeve për të gjetur një kandidat të pranueshëm për gjithë spektrin politik. Pak vite më parë Siria u detyrua të largojë trupat e saj nga Libani, pas akuzave se ishte e përfshirë në vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri.
XS
SM
MD
LG