Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ushtria amerikane tha militantët shiitë të mbështetur nga Irani, janë fajtorë për sulmin e së premtes në Bagdad, ku u vranë të paktën 13 veta dhe më shumë se 50 u plagosën. Zëdhënësi i ushtrisë tha se katër të dyshuar janë arrestuar mbrëmë gjatë bastisjes që kanë bërë forcat amerikane dhe ato irakiane.
Ndërkohë, në Kirkuk në veri të Irakut, forcat irakiane në bashkëpunim me ato amerikane, kanë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit së paku 45 të dyshuar si militantë të rrjetit terrorist Al Kaida.
XS
SM
MD
LG