Ndërlidhjet

SIDNEJ


Kryeministri i Australisë John Howard e ka pranuar humbjen e partisë së tij konservatore në zgjedhjet parlamentare, në të cilat raportohet se ka shënuar fitore partia opozitare Laburiste. Mediat e Australisë kanë njoftuar se Howard i ka uruar fitoren kreut të Laburistëve, Kevin Rudd. Ky i fundit është zotuar se nëqoftëse fiton, do të nënshkruajë protokollin e Kjotos, i cili parasheh masa për ndalimin e ngrohjes globale, si dhe do t'i tërheqë trupat nga Iraku.
XS
SM
MD
LG