Ndërlidhjet

logo-print

KIEV


Ukraina kujtoi sot 75 vjetorin e urisë së viteve 1932-1933 nga e cila humbën jetën miliona njerëz. Uria masive që pllakosi Ukrainën u nxit nga autoritetet sovjetike për të detyruar fshatarët të dorëzonin pronat private dhe të futeshin në kooperativa. Parlamenti i Ukrainës e ka cilësuar urinë si gjenocid. Të njëjtën e kanë bërë dhe një numër vendesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara, por Rusia, pasuesi ligjor i ish Bashkimit Sovjetik, nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
XS
SM
MD
LG