Ndërlidhjet

HOLBRUK: BALLKANI SËRISH PRANË GREMINËS


Washington Post

Në një çast shumë të papërshtatshëm Balkani sërish ka dalur në skenë. Më 10 dhjetor, treshja do të raportoj në Kombet e Bashkuara se bisedimet shqiptaro – serbe për statusin e Kosovës kanë dështuar. Disa javë më vonë qeveria në Prishtinë do të shpallë pavarësinë që do të njihet shumë shpejt nga Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, por jo edhe nga Rusia dhe aleatët e saj.
Për faktin që çështja e sigurisë në Kosovë është përgjegjësi e NATO-s, paraqitet e ngutshme nevoja që Aleanca Veriatlantike të përforcoj praninë atje, para mbylljes së procesit diplomatik. Ideja për dërgimin e trupave amerikane shtesë në këtë rajon e tmerron administartën e presidentit Bush. Por, pikërisht hezitimi dhe neglizhimi kanë ndihmuar në krijimin e kësaj dileme – të cilën pastaj e kanë shfyrtëzuar rusët.
Lajme të këqija vijnë edhe nga Bosnja. Pikërisht 12 vjet pasi që Marrëveshja paqësore e Dejtonit i dha fund luftës, politikanët serbë të nxitur nga Moska dhe Beogradi, kërcënohen se nëse Kosova shpallë pavarësinë, atëherë pjesa serbe e Bosnjës gjithashtu do të shpallë pavarësinë. Një veprim i tillë do të rrezikonte rreth 150 mijë boshnjakë të rikther në atë pjesë të Bosnjës.
Diplomacia amerikane e udhëhequr nga Nikolas Bërns dhe Frenk Uizner dhe në bashkëpunim të ngusht me Wolfgang Ishingerin në masë të konsiderueshme kanë pasur sukses në bindjen e shumicës së vendeve evropiane për të njohur shpejt pavarësinë e Kosovës. Por, NATO ende nuk është ballafaquar me urgjencën e përforcimeve në Kosovë dhe as me sinjalizimet sipas të cilave mbijetesa e Bosnjës mund të jetë çështje e muajve, nëse jo e javëve.
Rusia është kërcënuar se çështjen e Kosovës do ta ndërlidhë me rajonet e Abkhazisë dhe Osetisë Jugore në Gjeorgji, çështje që janë zgjidhur në vitet e 90-ta.
Presidenti rus në vitin 2006 kishte vendosur të rikthehet në Ballkan përmes një kthese në politikën e jashtme: Moska tash nuk do të bashkëpunoi me Uashingtonin dhe Brukselin në kërkim të një kompromisi paqësor, siç kishte bërë Boris Jelcin. Putini tash kërkon t'i rikthejë Rusisë rolin e hegjemonit rajonal. Ai nuk dëshiron një luftë të re të ftohtë, por respekt ndërkombëtar dhe Balkani i neglizhuar nga administrata e Bushit është bërë cak i tij.
Perendimorët më heret kishin menduar se ai bënte bllof, por e vërteta është se ai jo vetëm që mendonte kështu, por për më tepër synon edhe pjesën serbe të Bosnjës. Duke shfyrtëzuar petro – dollarët Putini e ka shëndrruar Milorad Dodikun në një nacionalist që kërcënon me secesion nga Bosnja. Aleanca Veriatlantike duhet të trajtoi këtë çështje në nivelet më të larta, sepse Bosnja siç kanë sinjalizuar disa mund të shpërthejë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Mundësia për "aterim të butë" në Kosovë është lëshuar në vitin 2004, por presidenti Bush duhet të bëjë edhe një përpjekje tjetër të fundit bashk me Putinin. Ai duhet të mbështesë dërgimin e trupave shtesë në rajon. Ende nuk është vonë për të evituar dhunën, por për këtë duhet lidershipi amerikan, ndërsa koha është duke kaluar.
XS
SM
MD
LG