Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociator i Kosovës sot niset për në Baden afër Vjenës, ku nesër fillojnë takimet përfundimtare për statusin ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Këto takime, që priten të zgjasin deri të mërkurën, do të mbahen me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare. Zëdhënësi i Ekipit Negociator të Kosovës, Skender Hyseni tha se pala kosovare nuk është optimiste se gjatë këtyre bisedimeve do të arrihet ndonjë marrëveshje.
XS
SM
MD
LG