Ndërlidhjet

logo-print

STRASBURG


Këshilli i Evropës ka shprehur sot brengosje lidhur me burgosjen e dy liderëve opozitarë në Rusi, që demonstronin kundër presidentit Putin. Terry Davis nga ky Këshill tha se është "shumë i shqetësuar" lidhur me arrestimin e liderëve opozitarë Garry Kasparov dhe Boris Nemtsov. Sipas zotit Davis, Rusia është nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që garanton liri të të tubuarit. Zoti Nemtsov dhe disa protestues të tjerë për pak kohë u arrestuan sot në Shën Petersburg. Dje policia e shpërndau një marsh të ngjashëm në Moskë, me ç'rast arrestoi zotin Kasparov, i cili pastaj u dënua me 5 ditë burgim.
XS
SM
MD
LG