Ndërlidhjet

VJENË


Sot në Baden afër Vjenës mbahet bisedimet për status ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Treshes ndërkombëtare. Ky rund i bisedimeve, që pritet të zgjasë deri të mërkurën, konsiderohet përfundimtar, pasi është takimi i fundit i paraparë deri më 10 dhjetor, kur Treshja duhet t'i raportojë sekretarit të përgjithshëm të OKB-së. Mbrëmë vonë, pas arritjes në Baden, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku tha se "zgjidhja e vetme e pranueshme është pavarësia e Kosovës" dhe shtoi se "beson se procesi do të zhvillohet në mënyrë paqësore, sepse nuk ka nevojë për dhunë". Presidenti Fatmir Sejdiu u tha gazetarëve në Baden se "qëllimi ynë kryesor është pavarësia e Kosovës. Ne jemi të përgatitur që të kemi një vend modern dhe sovran për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe për mbrojtje të mirë të minoriteteve në Kosovë". Mbrëmë në Beograd kryeministri Vojisllav Koshtunica tha se Serbia kurrë nuk do ta pranojë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG