Ndërlidhjet

ZAGREB


Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare në Kroaci tregojnë për një garë tejet të ngushtë ndërmjet Bashkësisë Demokratike Kroate në qeveri dhe Partisë Socialdemokrate në opozitë. Sipas këtyre rezultateve që i kumtoi sot herët në mëngjes Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, partia e kryeministrit Sanader ka fituar 61 mandate deputetësh, ndërsa Partia Socialdemokrate – 56 mandate. Kuvendi i Kroacisë ka 153 deputetë. Këto janë rezultatet pasi janë përpunuar 95% të vendvotimeve. Kryeministri Ivo Sanader tha mbrëmë se pret mandatin për formimin e qeverisë së re, pasi sipas tij, "fitorja e partisë së tij është e qartë". Pak më vonë, Zoran Milanoviq, lider i Partisë Socialdemokrate tha se do t'i fillojë bisedimet për përbërjen e qeverisë së re të Kroacisë. Raportohet se rezultatet zyrtare përfundimtare do të shpallen më 5 dhjetor.
XS
SM
MD
LG