Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim për mënyrën se si në Rusi u trajtuan protestat kundër qeverisë dhe për arrestimin e Garry Kasparovit dhe të liderëve të tjerë opozitarë. Zëdhënësi i departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack tha se autoritetet ruse përdorën "taktika agresive" kundër protestuesve opozitarë në Moskë. Ai tha se ekziston shqetësim i veçantë për burgosjen e liderëve opozitarë, përfshirë edhe zotin Kasparov.
XS
SM
MD
LG