Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i akuzoi Shtetet e Bashkuara se kanë ndikuar që OSBE të mos i dërgojë vëzhguesit në zgjedhjet parlamentare në Rusi.
"Në bazë të informacioneve që disponojmë, kjo është bërë me rekomandimin e Departmentit amerikan të Shtetit. Kuptohet se pa fije dyshimi, ne këtë do ta kemi parasysh në marrëdhëniet tona dypalëshe me atë vend, tha Putin.
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vendosi të mos dërgojë vëzhgues në zgjedhjet e 2 dhjetorit, duke thënë se Rusia pothuaj ua ka bëtë të pamundur të operojnë. Kremlini e ka akuzuar OSBE-në se nuk i ka plotësuar formularët e duhur.
Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, Franca dhe Gjermania kanë shprehur shqetësime për mënyrën se si në Rusi u trajtuan protestat e fundjavës kundër qeverisë. Departamenti i Shtetit tha se autoritetet përdorën "taktika agresive" kundër protestuesve, dhe shprehu shqetësime për arrestimin e liderëve të opozitës, përfshirë Gary Kasparov, që u dënua me 5 ditë burg.
XS
SM
MD
LG