Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus e ka ripërsëritur kundërshtimin e Moskës ndaj njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, duke thënë se kjo do të ishte precedent për vendet tjera, përfshirë ato të ish Bashkimit Sovjetik. Sergei Lavrov e ka akuzuar Perëndimin se po nxit një "klimë psikologjike të pritjes se Prishtina duhet të fitojë pavarësinë". "Shumë partnerë perëndimorë dyshojnë se ne vetëm rrijmë dhe presim që Kosova njëanshëm të bëhet shtet i pavarur, që kjo të na hapë dritën e gjelbërt për konfliktet në ish Bashkimin Sovjetik", ka thënë Lavrov për shtypin rus.
"Në takimet me kolegët tanë, presidenti ynë dhe unë kemi ripërsëritur se është e saktë e kundërta. Kur themi që minimi i parimeve të integritetit territorial të shteteve është i papranueshëm, ne e mendojmë atë", ka thënë ai.
I pyetur se ç'do të bëjë Moska nëse precedenti ndodh, Lavrov është përgjigjur: "Rusia do t'i përmbahet ligjit ndërkombëtar. Këtë ua garantoj 100 %".
XS
SM
MD
LG