Ndërlidhjet

logo-print

ATHINË


Pavarësia e Kosovës do të ishte "kontribut i vlefshëm për paqen" në rajon, dhe do t'u ndihmonte Shqipërisë dhe Serbisë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, ka thënë presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.
"Pavarësia e Kosovës do t'i kontribuonte pacifikimit përfundimtar të zonës", tha Topi pas bisedimeve me presidentin e Greqisë, Karolos Papoulas në Athinë.
"Besoj dhe plotësisht jam i bindur se Kosova dhe Shqipëria, por edhe Serbia, të ardhmen e vet e shohin në familjen evropiane. Prandaj, dhënia e statusit të pavarur do të ishte kontribut i vlefshëm për paqen", tha presidenti Topi.
XS
SM
MD
LG