Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush dhe kryeministri izraelit Ehud Olmert u shprehën optimistë se konferenca e nesërme në Annapolis, mund të ndihmojë që të sillet paqja në rajon. Para takimit me Olmert në Shtëpinë e Bardhë, Bush deklaroi: "Mezi pres të vazhdoj dialogun serioz me ju dhe me presidentin e Autoritetit palestinez për të parë nëse paqja është e mundshme. Jam optimist, besoj që edhe ju jeni optimist, dhe ju falënderoj për guximin dhe miqësinë tuaj".
Me takimin Bush-Olmert filluan bisedimet intenzive treditëshe për Lindjen e Mesme, që synojnë të ringjallin bisedimet paqësore ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve.
Bush u takua edhe me presidentin palestinez Mahmoud Abbas, për të ndihmuar në hartimin e dokumentit të përbashkët, të cilin liderët izraelitë dhe palestinezë shpresojnë ta prezantojnë në konferencën, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues nga 40 vende.
XS
SM
MD
LG