Ndërlidhjet

MOSKË


Shtetet e Bashkuara i kanë hedhur poshtë pohimet e presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili e akuzoi Uashingtonin se ka ndikuar që OSBE të mos dërgojë vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Rusi.
"Në bazë të informacioneve që disponojmë, kjo është bërë me rekomandimin e Departmentit të Shtetit. Kuptohet se padyshim, këtë do ta kemi parasysh në marrëdhëniet tona dypalëshe me atë vend", tha Putin. Sipas presidentit rus, qëllimi ishte që votimet më 2 dhjetor të jenë "jolegjitime".
OSBE-ja tha se nuk do të dërgojë vëzhgues sepse qeveria Rusia pothuaj ua ka bëtë të pamundur të operojnë. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormack tha se Uashingtoni e ka mbështetur vendimin e OSBE-së, por nuk ka ndikuar në të.
XS
SM
MD
LG