Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan George Bush u shpreh optimist rreth konferencës për Lindjen e Mesme që sot hapet në Annapolis, por paralajmëroi se arritja e paqes izraelito-palestineze do të kërkojë "kompromise të vështira".
"Ne e ndajmë qëllimin e përbashkët: Dy shtete demokratike, Izraeli dhe Palestina, që jetojnë bri njëri tjetrit në paqe dhe siguri. Arritja e këtij qëllimi kërkon kompromise të vështira, të cilat liderët e zgjedhur izraelitë dhe palestinezë duhet të jenë të përkushtuar që t'i bëjnë", tha Bush.
Mbrëmë në darkën e përbashkët me pjesëmarrësit në Departamentin e Shtetit, Bush tha se është i "inkurajuar" nga pjesëmarrja e gjerë e vendeve të Lindjes së Mesme dhe shteteve tjera.
Më herët Bush u takua ndaras me kryeministrin izraelit Ehud Olmert dhe presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, në përpjekje për t'i bundur që të hartojnë një kornizë të përbashkët për neggociatat e ardhshme.
XS
SM
MD
LG