Ndërlidhjet

MOSKË


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i hodhi poshtë kritikat e Shteteve të Bashkuara për shpërndarjen e protestave antiqeveritare gjatë fundjavës. "Ata na bëjnë thirrje të sigurojmë lirinë e shprehjes dhe të tubimit në bazë të obligimeve ndërkombëtare, por kjo është kërkesë sipërfaqësore, sepse e gjitha është përcaktuar në kushtetutën tonë", tha ai. Lavrov tha se Rusia ua garanton të drejtat e tyre, por protestuesit në Moskë dhe Shën Petersburg i kanë shkelur ligjet.
XS
SM
MD
LG