Ndërlidhjet

VJENË


Në Baden afër Vjenës vazhdoj takimi i delegacioneve të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Treshes së Grupit të Kontaktit. Deri më tash nuk është arritur asnjë përparim në drejtim të realizimit të ndonjë marrveshjeje për statusin e Kosovës.
Delegacioni kosovar gjatë takimit të sotëm ka përsëritur se nuk është i pranueshëm asnjë propozim për çfardo lloj autonomie, dhe se mund të bisedohet vetëm për mardhëniet me Serbinë mbi bazën e dy shteteve të pavarura. Delegacioni kosovar ka sinjalizuar se pas 10 dhjetorit bisedimet i konsideron të përfunduara.
Pala serbe ka orfuar modele të reja të autonomisë siç është ajo në Tirolin Jugor, në Baski dhe Kataloni. Këtë propozim e ka bërë ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiq i cili ka thënë se në rast të veprimeve të njëanshme, pala që do ti bëjë këto veprime do të marrë përgjegjesinë për destabilizimin e Ballkanit perendimor.
XS
SM
MD
LG