Ndërlidhjet

WASHINGTON


"Ne do të jemi vendosmërisht këmbngulës që situatën ta sjellim pranë një zgjidhjeje përmes negociatave", ka deklaruar ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mbrëmë në Uashington duke folur për Kosovën dhe pas takimit me sekretarën amerikane te shtetit Condolessa Rice .
"Ne ua kemi transmetuar edhe njëherë partnereve tanë amerikan së përseritja e vazhdueshme për pavaresinë e pashmangshme të Kosovës po minon përpjekjet tona të përbashkëta, sepse ata po e privojnë Prishtinën nga çfardo përpjekje për të arritur deri tek një kompromis" ka thënë Sergei Lavrov.
Në vazhdim ministri i Jashtëm rus ka hedhur poshtë kritikat e SHBA-ve drejtuar Moskes për shkak të ndërhyrjes kundër demonstratave anti-qeveritare gjatë uikendit.
Ai ka thënë se Moska ka garantuar të drejtat e protestuesve, por ata sipas tij në Moskë dhe Shen Petersburg kane shkelur ligjin.
Lavrov me këtë rast ka kritikuar gjithashtu edhe propzimet e SHBA-ve për të bashkëpunuar në planin e mbrojtjes kundër raketore në Evropë.
XS
SM
MD
LG