Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO-ja ka plane që t'i përgjigjet çfarëdo lloj dhune që do të mund të shpërthente nëse Kosova e shpallë pavarësinë, por ato mund të ekzekutohen vetëm nëse mbetet autoriteti i Kombeve të Bashkuara, u shpreh mbrëmë vonë më Bruksel komandanti suprem i aleancës për Evropën, John Craddock. Sipas tij "kryesore për KFOR-in është vazhdimi i autoritetit të tij, që tash mbështetet në rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244". "Pavarësisht nga shpallja e njëanshme e pavarësisë, pavarësisht nga njohja e kësaj deklarate të njëanshme, derisa të jetë në fuqi rezoluta 1244, KFOR-i mund të vazhdojë të jeta forca që do të krijojë ambient të sigurt dhe stabil", tha gjenerali Craddock.
XS
SM
MD
LG