Ndërlidhjet

ANAPOLIS, SHTETET E BASHKUARA


Liderët izraelitë dhe palestinezë janë pajtuar që menjëherë t'i fillojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes për paqe deri në fund të vitit 2008, që parasheh edhe krijimin e shtetit palestinez. Duke folur në këtë temë, në konferencën ndërkombëtare në Anapolis, presidenti amerikan, George Bush tha se ai është i përkushtuar që gjatë periudhës së mbetur të presidencës së tij, të punojë për krijimin e shtetit të pavarur, demokratik dhe të qëndrueshëm palestinez.
- Detyra që ka filluar këtu në Anapolis do të jetë e vështirë. Ky është fillimi i procesit, e jo përfundimi i tij, prandaj mbetet shumë punë për t'u bërë. Palët do t'i qasen kësaj pune me besim. Me përpjekje të fuqishme e dijë se do ata do të kenë sukses, tha presidenti Bush.
Por, në Teheran, presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad e ka kritikuar këtë konferencë si "të parëndësishme dhe si një propagandë amerikane për sionistët".
Në këtë konferencë, që përfundoi mbrëmë në Anapolis të Shteteve të Bashkuara, morën pjesë përfaqësuesit e më se 40 vendeve dhe të agjencive ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG