Ndërlidhjet

TBILISI


Ushtruesja e detyrës së presidentes së Gjeorgjisë, Nino Burjanadze, që është kryetare e Kuvendit të këtij vendi, tha se periudha deri në zgjedhjet presidenciale më 5 janar do të jetë e vështirë, por ajo parasheh se institucionet e këtij vendi do të arrijnë sukses në ballafaqim me problemet dhe kjo do të sjellë zgjedhje të lira dhe korrekte. Sipas Kushtetutës së Gjeorgjisë, më 25 të këtij muaji, zonja Burjanadze, e mori presidencën pasi presidenti Mikhael Saakashvili dha dorëheqje meqë e paraqiti kandidaturën për zgjedhjet e parakohshme presidenciale.
XS
SM
MD
LG