Ndërlidhjet

UASHINGTON


Liderët izraelitë dhe palestinezë janë pajtuar që menjëherë t'i fillojnë bisedimet për arritjen e marrëveshjes për paqe deri në fund të vitit 2008, që parasheh edhe krijimin e shtetit palestinez. Presidenti amerikan, George Bush sot në Shtëpinë e Bardhë u takua me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmud Abbas dhe planifikohet që të takohet edhe me kryeministrin izraelit, Ehud Olmert. Pastaj pritet që Olmert dhe Abbas do t'i fillojnë bisedimet e para paqësore në shtatë vitet e fundit. Duke folur në konferencën ndërkombëtare në Anapolis, që posa përfundoi, presidenti amerikan, George Bush tha se ai është i përkushtuar, që gjatë periudhës së mbetur të presidencës së tij, të punojë për krijimin e shtetit të pavarur, demokratik dhe të qëndrueshëm palestinez.
XS
SM
MD
LG