Ndërlidhjet

BEOGRAD


Prokurorët serbë për krime lufte sot kanë akuzuar 14 anëtarë të armatës Jugosllave dhe njesië paramilitare lidhur me vrasjen e 70 civilëve kroatë në vitin 1991. Ata janë akuzuar për krime në fshatin Lovas, në kufirin Serbo-Kroat. Në një deklaratë prokurorët për krime lufte kanë thënë se 7 nga të akuzuarit tashmë janë arrestuar. Shpallja e pavaresisë se Kroacisë nga Jugosllavia më 1991 shkaktoi fillimin e luftës 4 vjeçare me sërbët. Rreth 20.000 njerëz kanë mbetur të vrarë.
XS
SM
MD
LG