Ndërlidhjet

MADRID


Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shpresën që Rusia të ketë një qasje konstruktive ndaj Kosovës.
"Ka disa dallime të ndjeshme mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ne shpresojmë se Rusia do të veprojë në mënyrë konstruktive për të pranuar realitetin që ekziston në Kosovë dhe të nxisë qeverinë serbe për kompromis. Nuk kemi parë ndonjë kompromis nga pala serbe gjatë një viti e gjysëm", tha nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns. Ndërkaq duke folur për hapat e ardhshëm tëqeverisë amerikane Burns tha:
"Ne e dimë se nëse këto negociata nuk do tregojnë asnjë sukses deri më 10 dhjetor, atëherë bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë disa vendime. Padyshim do jetë një fazë tranzitore dhe të gjithë ne duhet të bëjmë atë që na takon. Nuk dua të parashohë cfarë do bëjmë derisa ta dimë ku gjendemi më 10 dhjetor".
Burns i bëri këto komente në prag të takimit të ministrave të jashtëm të 56 vendeve anëtare të OSBE-së që filloi sot në Madrid.
Në takim të diskutohet dhe për fatin e misionit të ardhshëm të OSBE-së në Kosovë.
XS
SM
MD
LG