Ndërlidhjet

MADRID


Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian sot kanë kërkuar nga OSBE-ja që ta vazhdojnë misionin e saj në Kosovë dhe kanë ftuar Rusinë që të mos e realizojë kërcënimin për tu tërhequr nga Marrëveshja për kontrollin e armatimit.
Ministri i jashtëm i Portugalisë, Luis Amado, vendi i të cilit e kryeson presidencën e Bashkimit Evropian, tha se OSBE-ja duhet ta ripërtrijë misionin e saj për një vit "pavarësisht nga përfundimi i negociatave aktuale për Kosovën".
Zyrtari i lartë i Departamentit amerikan të shtetit, Nikolas Bërns tha se misioni ka luajtur rol kryesor në "mbrojtjen e pjesëtarëve që u takojnë grupeve etnike" dhe përfundimi i tij do të ishte "gabim dramatik".
Misioni i OSBE-së në Kosovë përbëhet prej afro 1 mijë vetëve dhe është misioni më i madh i këtillë i OSBE-së.
Ndërkohë 56 shtete të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë po marrin pjesë ne konferencën dyditore në Madrid të Spanjës e cila ka filluar sot.
XS
SM
MD
LG