Ndërlidhjet

UASHINGTON


Lideri i konservatorëve opozitarë në Britani, Dejvid Kamerun ka tërhequr vërejtjen se paqartësia rreth statusit të Kosovës mund të çojë në jostabilitet dhe ripërtrirje të dhunës në Ballkan.
Ai këto komente i bëri gjatë vizitës së tij të parë si lider opozitar në Uashington. Ai pritet të takohet dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane.
Agjensia Asoshieted Pres raporton se zoti Kamerun ka mbështetur thirrjet e administratës së presidentit Bush për pavarësi të Kosovës dhe tha se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë të vendosur me Sërbinë. Ai tha se Serbia nuk duhet të lejohet që të promovojë jostabilitet në pjesët e tjera të Ballkanit derisa po synon ti pengojë aspiratat e Kosovës për pavarësi.
XS
SM
MD
LG