Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministria e Serbisë për Kosovën ka shprehur mbrëmë pakënaqësi për deklaratën e anëtarit të Treshes ndërkombëtare, Wolfganag Ischinger, se gjatë negociatave për statusin e Kosovës janë ofruar disa propzime, por ato janë refuzuar nga pala serbe.
Ministria është shprehur se kjo deklaratë e zotit Ischinger "nuk mbështetet në fakte".
"Prej të gjitha propozimeve që janë paraqitur nga Treshja gjatë negociatave, vetëm plani 14 pikësh është paraqitur si dokument i përbashkët i të tre anëtarëve të Treshes, ndërsa propozimet e tjera ishin individuale dhe nuk mund të paraqiten si propozime të përbashkëta", thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.
XS
SM
MD
LG