Ndërlidhjet

MADRID


Po vazhdon në Madrid dita e dytë dhe e fundit e konferencës së ministrave të jashtëm të 56 vendeve anëtare të OSBE-së.
Në ditën e parë Rusia kërkoi reformimin e sistemit aktual të vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE-ja, duke e cilësuar atë të njëanshëm. Akuza u hodh poshtë nga vendet e tjera anëtare.
Një nga temat e diskutimit në takimin dy ditor është dhe e ardhmja e misionit të OSBE-së në Kosovë.
"Pavarësisht se cfarë do të ndodh gjatë fazës tranzitore OSBE-ja duhet të mbetet në Kosovë. Misioni ka qenë i rëndësishëm për popullin e Kosovës vecanërisht gjatë dy viteve të fundit, por do jetë edhe më i rëndësishëm në të ardhmen", tha nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns.
XS
SM
MD
LG