Ndërlidhjet

NISË


Presidenti francez Nicholas Sarkozy ka mbështetur pavarësinë e Kosovës gjatë takimit franko-italian të zhvilluar në qytetin e Nisës.
"Shpresojmë që pavarësia të ndodhë në momentin e duhur", tha Sarkozy. Më tej ai shtoi se "kosovarët do ta kenë pavarësinë e tyre. Serbët duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për fqinj dhe duhet të jetojnë së bashku ". Sa i përket 10 dhjetorit presidenti francez theksoi se nuk e shihte si një afat kohor të ngurtë. "Nëse duhet të japim edhe disa javë më shumë në mënyrë që të qetësohet situata dhe të arrijmë rezultatin, kjo nuk përbën problem për Francën", tha Sarkozy. Presidenti francez nënvizoi se askush nuk dëshiron të poshtërojë serbët apo sfidojë mbështetësin e tyre të madh, Rusinë.
Kryeministri italian, Romano Prodi shprehu mbështetjen për qëndrimin francez, se nevojitet kohë për të përgatitur pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG