Ndërlidhjet

NJU JORK


Senatorja amerikane Hillary Clinton ka deklaruar se mbështet fuqishëm njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Shtetet e Bashkuara nëse qeveria në Prishtinë vendos të shpall pavarësinë.
"Derisa Rusia kërcënon me veto në Këshillin e Sigurimit, ne duhet të jemi të gatshëm që të mbështesin fuqishëm vullnetin e shumicës në Kosovë. Nëse qeveria në Prishtinë vendos të shpall pavarësinë, fuqimisht do të mbështes njohjen nga ana e Shteteve të Bashkuara të pavarësisë dhe do të ftojë Bashkimin Evropian të bëjë të njëjtën gjë", ka deklaruar Hillary Clinton.
Ajo me këtë rast ka ftuar administratën amerikane që t'i kushtojë më shumë rëndësi kësaj çështjeje, vecanërisht në kohën, kur siç ka thënë Hillary Clinton, situata në Kosovë po i afrohet momentit vendimtar historik.
Hillary Clinton ka uruar popullin e Kosovës për zgjedhje të rregullta dhe paqësore dhe ka vënë në pah rëndësinë e madhe në mbrojtjen e të drejtave të të gjitha pakicave në Kosovë dhe veçanërisht të serbëve.
XS
SM
MD
LG