Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Parlamenti i Bosnjë-Hercegovinës miratoi sot rregullat e reja të votimit, duke mënjanuar një krizë të madhe politike në vend.
Ndryshimet janë propozuar nga i dërguari i bashkëisë ndërkombëtare në Bosnjë, Mirosllav Lajcak, i cili kishte kërcënuar se ndryshimet do futeshin në fuqi më 1 dhjetor edhe nëse nuk i miratonte parlamenti.
Serbët e Bosnjës kanë kundërshtuar ndryshimet. Pas ndryshimeve të sotme pritet miratimi i ligjeve për reformën në polici, një kusht themelor për Bosnjën në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG