Ndërlidhjet

SARAJEVË


Parlamenti i Bosnjë Hercegovinës ka miratuar ligjet e reja për zgjedhje duke iu shmangur krizës politike. Ndryshimet synojnë që të mos lejojnë që grupet etnike t'i bllokojnë ligjet e reja. Këto ndryshime ishin propozuar nga i dërguari ndërkombëtar në Bosnjë, Miroslav Lajcak, i cili ishte kërcënuar se do t'i impononte ato nëse Kuvendi nuk i miraton ato deri më një dhjetor. Serbët e Bosnjës i kishin kundërshtuar ndryshimet, ndërsa politikani serb, Nikola Spiric, më herët pat dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Bosnjës, në shenjë proteste ndaj këtyre ndryshimeve.
XS
SM
MD
LG