Ndërlidhjet

ROÇESTER, SHTETET E BASHKUARA


Drama me pengje në zyrën e fushatës presidenciale të senatores Hillary Clinton përfundoi, pasi një person i është dorëzuar policisë, pas gjendjes së tensionuar që zgjati afro 6 orë mbrëmë vonë në Roçester të shtetit Nju Hempshir. Ai kishte mbajtur peng disa persona dhe kishte kërkuar të flasë me senatoren Clinton, e cila nuk kishte qenë në atë hapësirë. Të gjithë personat e rrëmbyer u liruan pa lëndime. I dyshuari ishte një njeri i njohur në këtë qytet si mentalisht jostabil.
XS
SM
MD
LG