Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti Fatmir Sejdiu deklaroi sot në Shkup se Kosova shumë shpejtë do të bëhet shtet i pavarur. Në këtë aspekt ai nuk përmendi ndonjë datë por tha se Kosova ka koordinim esencial me Uashingtonin dhe Brukselin. Këto komente zoti Sejdiu i bëri pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Branko Cërvenkovski dhe me liderë politikë. Zoti Cërvenkovski tha se pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit, Maqedonia nuk do të jetë vendi i parë që do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
XS
SM
MD
LG