Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komandanti i KFOR-it, Ksavije de Marnak ka shprehur keqardhje për shkak të shpjegimit të gabueshëm të fjalëve që i ka thënë gjatë një diskutimi ndërmjet Prishtinës e Uashingtonit, që është mbajtur para disa ditëve. Duke u përgjegjur në një pyetje "komandanti i KFOR-it ka theksuar ekzistimin e hendekut demografik ndërmjet bashkësisë shqiptare dhe serbe", thuhet në një njoftim të zyrës për informim në KFOR. "Gjatë diskutimit kamë përdorë shprehje që kanë sjellë keqkuptim", tha gjenerali Marnak dhe shtoi se "të gjithë ushtarët e KFOR-it do të vazhdojnë ta kryejnë misionin e vet në mënyrë të pa anshme dhe të njejtë për të mirën e të gjithëve, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare apo rajonale".
XS
SM
MD
LG