Ndërlidhjet

logo-print

PARIS


Përfaqësuesit e 5 vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit dhe Gjermania u takuan sot në Paris, për të diskutuar për çështjen e programit bërthamor të Iranit. Pas takimit nuk u dha ndonjë deklaratë, por raportohet se një diplomat francez ka thënë se takimi ishte "pozitiv". Britania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara po kërkojnë edhe rezolutën e tretë të Këshillit të Sigurimit kundër Iranit për dështimin e pezullimit të procesit të pasurimit të uraniumit. Dy anëtarët e tjerë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit, Kina dhe Rusia mbajnë qëndrim skeptikë ndaj rezolutës së re.
XS
SM
MD
LG