Ndërlidhjet

BAGDAD


Zëvendës sekretari i Shtetit, John Negroponte tha se Iraku duhet ta shfrytëzojë përmirësimin e gjendjes së sigurisë për të miratuar ligje, të cilat do të synonin pajtimin kombëtar.
Ai i bëri këto komente sot në Bagdad, ku foli për sukseset nga shtimi i trupave amerikane në kryeqytetin irakian. Negroponte tha se pakësimi i dhunës duhet të shoqërohet me krijimin e kornizës për paqe ndërmjet fraksioneve ndërluftuese irakiane. Dështimi në këtë drejtim do të nënkuptonte rishfaqjen e dhunës sektare, tha Negroponte.
XS
SM
MD
LG