Ndërlidhjet

PARIS


Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Rusisë, Kinës, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë kanë diskutuar në Paris për programet bërthamore të Iranit.
Një burim diplomatik francez ka thënë se 5 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara plus Gjermania janë pajtuar që të bashkëpunojnë në hartimin e një rezolute të re, e cila përmban sanksione dhe që synon të bindë Teheranin të ndërpresë pasurimin e uraniumit. Ky burim ka thënë se drafti i rezolutës do të jetë i gatshëm gjatë javës së ardhshme.
XS
SM
MD
LG