Ndërlidhjet

MOSKË


Në Rusi janë mbyllur vendvotimet në zgjedhjet parlamentare, ndërsa rezultatet e pjesëshme nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se partia Rusia e Bashkuar e presidentit Vladimir Putin prin ndaj konkurentëve. Rezultatet preliminare i bëri publike Kryetari i Komisionit, Vladimir Churov.
"Në vend të parë, sipas rezultateve preliminare është partia Rusia e Bashkuar me 62.8%. Në vend të dytë është Partia Komuniste me 11.5% të votave", tha Churov.
Njoftohet se e treta radhitet Partia Liberal Demokrate e drejtuar nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovski. Në zgjedhje konkuruan 11 parti për 450 vende në parlament, por pritet që partia e Putinit, Rusia e Bashkuar të korrë fitore masovike.
Agjencia e pavarur Golos, e cila i vëzhgoi zgjedhjet, e sotme, tha se ka marrë njoftime se votuesve u është ofruar rryshfet, në vendvotime është bërë fushatë, ndersa votuesit nuk kanë pasur fshehtësi gjatë votimit.
Partia Komuniste në opozitë tha se në zgjedhje ka pasur shkelje të shumta.
XS
SM
MD
LG