Ndërlidhjet

BERLIN


Prodhuesi evropian i aeroplanëve Airbus mund të ndërtojë një linjë montimi në Shtetet e Bashkuara për t'i zbutur efektet nga forcimi i euros. Javorja gjermane "Wirtschaft Woche" shkruan se uzina me siguri do të jetë në qytetin Mobile në Alabama.
Airbus tashmë po ndërton një linjë montazhi edhe në Kinë, e cila do të fillojë punën në vitin 2011.
Airbus i paguan punëtorët e vet evropianë në euro, por aeroplanët i shet në dollarë.
XS
SM
MD
LG