Ndërlidhjet

PRISHTINË/BEOGRAD


Anëtarët e Treshes ndërkombëtare për statusin e Kosovës do të vizitojnë sot Beogradin dhe Prishtinën, me ç'rast do të takohen me zyrtarët më të lartë. Kjo është vizita e fundit e Treshes -Ischinger, Wisner, Kharchenko-, para se më 10 dhjetor ta paraqesin raportin e tyre te Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara. Treshja së pari do të qëndrojë në Beograd, e më vonë, gjatë ditës, edhe në Prishtinë. Në takime me zyrtarët e lartë të Serbisë dhe të Kosovës, pritet që Treshja t'i informojë ata me pjesët themelore të raportit. Më 9 të këtij muaji, në Vjenë, raporti do t'u paraqitet edhe vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG