Ndërlidhjet

UASHINGTON, MOSKË


Shtetet e Bashkuara kanë ftuar autoritetet në Rusi që t'i hetojnë raportet për shkelje në zgjedhje, pasi partitë opozitare dhe vëzhguesit e pavarur shprehën dyshime për vjedhje të votave në zgjedhjet e djeshme parlamentare. Këtë njoftim e bëri zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Gordon Jondroe. Nga ana tjetër, Kimmo Kiljunen, nga Këshilli i Evropës, tha se ndikimi i fuqishëm i degës ekzekutive në zgjedhje paraqet problem. Sipas tij, ky ndikim "nuk ishte normal dhe ka ndikim në rezultate". Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Rusi, po udhëheq partia e presidentit Putin, Rusia e Bashkuar, me 64 %, ndërsa e dyta është Partia Komuniste me 11.7 përqind. Dalja në zgjedhje ishte 62 për qind.
XS
SM
MD
LG