Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i shpalli rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 37 vende në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës 25 vende, Aleanca Kosova e Re 13 vende, koalicioni Lidhja Demokratike e Dardanisë- Partia Shqiptare Demokristiane 11 vende, dhe Alaenca për Ardhmërinë e Kosovës 10 vende.
Partia Reformiste ORA nuk ka arritur të fitojë asnjë deputet, meqë nuk e kaloi pragun zgjedhor prej 5 %.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se partitë e pakicave etnike kanë fituar 24 ulëse në Kuvend.
Çertifikimi i rezultateve pritet të bëhet pas 48 orësh nga shefi i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joachim Ruecker.
XS
SM
MD
LG