Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Anëtarët e Treshes ndërkombëtare për statusin e Kosovës, u takuan në Beograd me zyrtarët më të lartë të Serbisë. Kjo është vizita e fundit e Treshes para 10 dhjetorit, kur duhet ta paraqesë raportin sekretarit të përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara.
Pas Beogradit, Wolfgang Ischinger, Frank Wisner dhe Aleksandr Botsan-Kharchenko do të qëndrojnë në Prishtinë.
Pritet që Treshja t'i informojë zyrtarët e Kosovës dhe të Serbisë me pjesët themelore të raportit, i cili më 9 dhjetor në Vjenë do t'u paraqitet edhe vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit për Kosovën.
XS
SM
MD
LG