Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesi i BE-së në Treshen ndërkombëtare, Wolfgang Ischinger ka thënë se në projekt raportin e Treshes nuk ka propozime për zgjidhjen e statusit të Kosovës, sepse palët nuk kanë arritur marrëveshje. "Ky raport do të ofrojë paqyrën e detajuar të 120 ditëve të bisedimeve të Treshes me të dy palët. Ai do t'i përmbajë të gjitha propozimet e qeverisë serbe, të ekipit negociator kosovar, idetë e Treshes dhe reagimet e palëve ndaj këtyre ideve. Ky do të jetë një raport për procesin që u zhvillua" ka thënë Ischinger.
Diplomati gjerman tha se procesi i negociateve për Kosovën ka përfunduar dhe nuk ka opsione që do të çonin në zgjidhje kompromisi. Ai u tha mediave të Beogradit se Kosova dhe Serbia nuk e shfrytëzuan mundësinë të merren vesh, megjithëse për Prishtinën dhe Beogradin, "marrëveshja do ishte shumë më e mirë se cili do skenar tjetër". Ischinger tha se pala kosovare u tregua më fleksibile prej nëntorit 2005 duke pranuar një varg kufizimesh të pavarësisë, nëpërmjet të pranisë ndërkombëtare dhe mbikqyrjes, si dhe kontribuoi në negociata me ofertën për traktatin e miqësisë me Serbinë.
Ischinger tha se "status quo"-ja në Kosovë është e paqëndrueshme.
XS
SM
MD
LG